FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tek Interi lind ideja Conceiçao nëse do të largohet Conte

Nëse Antonio Conte do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, drejtuesit e klubit zikaltër kanë gati një plan për ta zëvendësuar. Dy janë emrat kryesor për momentin sipas mediave italiane: Massimiliano Allegri dhe Sergio Conceiçao. Sipas gazetës portugeze “A Bola”, trajneri aktual i Portos është në agjendën e Interit me një largim të mundshëm të Contes.

Marotta do të tentonte menjëherë një ribashkim me Massimiliano Allegrin, njëlloj si te Juventusi, por edhe hipoteza e dytë nuk duhet nënvlerësuar. Conceiçao ka veshur fanellën e Interit nga viti 2001 deri në 2003.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi duhet të paguajnë në arkat e Portos 20 milionë euro për zgjidhjen e kontratës, një shifër e papërballueshme, pasi nën pagesë do të jetë edhe Conte në rast shkarkimi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?