Teknologjia anulon golin e dytë të Messit, por Griezmann shënon sërish (VIDEO)
Sporti E Enjte, 9 Janar 2020 21:26
Lionel Messi ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Atleticos në gjysmëfinales e Superkupës, por goli i tij është anuluar. Sulmuesi argjentinas mori topin me dorë në zonë dhe më pas e dërgoi në rrjetën e Oblak. Arbitri e anuloi pas pamjeve filmike në VAR.
Gjithsesi dy minuta më pas blaugranët do të realizonin me Griezmann, i cili shënon me kokë pas një pritje të Oblak ndaj Suarez.
KOHA JONË SONDAZH

