FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmetet në Shqipëri, solidaritet dhe ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s

Mëngjesin sotëm një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë me magnitude 6.4. Lëkundjet e forta u ndjen në të gjithë vendin, ndërsa zona më e prekur është në qytetin e Durrësit aty ku raportohen edhe viktima.

Të shumtë janë njerëzit që janë solidarizuar me këtë fatkeqësi që tronditi vendin tonë, ndërsa solidarizim dhe të gatshëm për të ndihmuar popullin shqiptar kanë ardhur edhe nga Presidenti i UEFA-s, Ceferin, presidenti i Federatës italiane Gravina si dhe mesazhe nga trajnerët De Biasi, Reja e Panucci. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Postimi Armand Dukës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, Zv/Presidenti Sandor Csanyi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panuçi, Reja e shumë miq të tjerë. Mirënjohje!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?