Tërmeti i frikshëm, Duka: Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët

Në mesin e personave të shumtë nga bota e sportit që kanë reaguar pas tërmetit që ka përfshirë vendin tonë  është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

 

“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku!”, shkroi Duka në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?