Testimi i vaksikës së koronairusit në Afrikë, shpërthejnë në ofendime Drogba dhe Eto’o
“Nuk jemi kavie, bir bushtrash”, me këto fjalë dy yjet e futbollist afrikan Drogba dhe Eto’o kanë hedhur poshtë propozimin e dy mjekëve francez për të eksperimentuar vaksinën e koronavirusit në Afrikë. Edhe futbollistë të tjerë kanë shpërthyer ndaj mjekëve.
“Bij kurvash, jeni copa m…. Afrika nuk është parku juaj i lodrave”, shkroi sulmuesi i njohur kamerunas, Samuel Eto’o, i cili ka pasur një karrierë të lavdishme në Spanjë e Itali, me klube si Interi e Barcelona, ku arriti të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.
“Është absolutisht e pakonceptueshme, që duhet të vazhdojmë t’u durojmë. Afrika nuk është laborator testimesh, ndaj mos i merrni afrikanët për kavie. Liderët afrikanë kanë detyrimin të mbrojnë popujt e tyre nga konspiracione të tilla”, shkroi Didier Drogba.
KOHA JONË SONDAZH

