Teuta dhuron spektakël, përmbys Kukësin për 3 minuta (VIDEO)

Teuta-Kukësi kanë zhvilluar duelin më të bukur të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Në fund me 3 pikë të plota ka dalë ekipi durrsak, që mori një rezultat 2-1 në duelin e luajtur në “Niko Dovana”.

Sfida nisi mjaft mirë për durrsakët, që kishin kontrollin e lojës dhe tentuan herë pas herë të vënë në vështirësi prapavijën kuksiane, por pa arritur të krijojnë raste konkrete në portën e mbrojtur nga Stivi Frashëri.

Në minutën e 38-të, Arturo Reginaldo, që gjuajti nga distanca dhe çoi topin në rrjetën e portës së Isli Hidit, duke i dhënë Kukësit avantazhin në një sfidë, ku Teuta ishte dukshëm më aktive dhe kërkuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të njëjtin ritëm si në pjesën e parë ,startoi edhe e dyta, por me ndryshimin se në minutat 69’ dhe 72’, Kukësi përjetoi një “black out” total, ku pësoi edhe dy gola, pasi durrsakët barazuan fillimisht me Prognin dhe kaluan në avantazh me mbrojtësin Renato Arapi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat shtesë, Osmani ndali me dorë një gjuajtje drejt portës të kuksianëve, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh për verilindorët. Penalltinë e mori përsipër mesfushori brazilian William Cordeiro, i cili bëri një gjuajtje vërtetë të dobët, duke çuar topin lehtësisht në duart e portierit Isli Hidi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?