Teuta përmbys Kukësin dhe sfidon në finalen e Kupës Tiranën

Teuta përmbys Kukësin dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë. “Djemtë e Detit” hodhën pas shpatullave atë humbje 3-0 të pak ditëve më parë ndaj verilindorëve duke triumfuar me rezultatin 2-1 në një ndeshje shumë të luftuar që dhuroi emocione dhe spektakël.

Pas 15 vitesh, Teuta preku sërish finalen e këtij kompeticioni duke nxjerrë jashtë turneut, pikërisht skuadrën kampione në fuqi. Pas një pjese të parë pa gola, në Durrës pjesa e dytë ishte ajo që dhuroi emocionet më të mëdha.

Një gol i bukur i Eduart Rrocës në minutën e 49-të krijoi iluzionin se do të ishte Kukësi, skuadra që do të kapte finalen por e pabesueshmja ndodhi në harkun e 10 minutave. Në të 73-ën talenti durrsak Dejvi Kapllani, dy minuta pasi kishte hyrë në fushë realizoi një gol fantastik nga limitet e zonës duke rindezur shpresat për kualifikim te Teuta. Përmbysja e madhe erdhi në minutën e 83-të, kur Rustem Hoxha i asistuar nga Kallaku realizoi me kokë golin e fitores dhe të kualifikimit për Teutën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin e 100-vjetorit Teuta do të ketë mundësinë të përballet me Tiranën në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë në 2 gusht për një trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?