FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta rigjen 3 pikët pas dy muajsh, Vila i jep fitoren ndaj Skënderbeut (VIDEO)

Teuta-Skënderbeu është ngjarja e parë që përpiqet të rikthejë në shinat e së përditshmes një qytet të rrënuar nga dhimbja pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 vetë dhe qindra familje mbetën jashtë shtëpive të tyre për shkak të dëmeve që pallatet pësuan nga shkundja e tokës prej 6.4 ballësh.

Tifozët durrsakë kishin shpalosur një banderolë kushtuar 51 viktimave të tërmetit, ku shkruhej “Prehuni në paqe”, shoqëruar nga numri 51 dhe krahët e engjëjve. Gjithashtu u ngritën në qiell edhe 51 balona, në kujtim të tyre, balona që fluturuan drejt qiellit të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja u mbyllë me fitoren minimale 1-0 të durrsakëve, me një gol të shënuar në limitet e kohës së rregullt nga Lorenc Vila, i cili u ndihmua edhe nga një devijim i Ditës. Teuta rigjen fitoren pas gati dy muajsh, duke u ngjitur në vendin e 5-të me 22 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?