Teuta turpërohet në Letoni, dorëzohet “pa kushte” ndaj Ventspils (VIDEO)
Teuta e ka nisur me një humbje të thellë aventurën në Europa League, pasi është mundur 3-0 në Letoni nga Ventspils. Skuadra e drejtuar nga Shkëmbi ka zhgënjyer në të gjitha aspektet, duke e nisur ndeshjen totalisht në gjumë. Mykhailo Serhiichuk bën çfarë të dojë në zonën e Teutës, teksa me një gjysmëkthesë arrin që të shënojë golin e avantazhit, ndërkohë që Hidi nuk arrin që ta ndalë topin.
Në fraksionin e dytë pas një aksioni model, Ulimbasevs arrin që ta dërgojë topin për herë të dytë në rrjetë në minutën e 78-të. Letonezët nuk u mjaftuan me kaq, pasi tentuan që të siguronin gjithçka për kualifikimin duke shënuar një tjetër gol dy minuta nga fundi i kohës së rregullt me Aiyegun.
Ndeshja e kthimit pritet që të jetë vetëm një formalitet, pasi Ventspils është shumë pranë kalimit për në turin e dytë. /Koha Jone/
⚽️✔️??? pic.twitter.com/TjCDkjGZdh
— FK Ventspils (@fkventspils_) July 11, 2019
⚽️✔️?? pic.twitter.com/1mMsSkylZc
— FK Ventspils (@fkventspils_) July 11, 2019
⚽️✔️????? pic.twitter.com/NZbqIfD2gK
— FK Ventspils (@fkventspils_) July 11, 2019
KOHA JONË SONDAZH

