The Guardian: Presidenti i Leyton Becchetti, udhër-arresti në Shqipëri
Autoritet Shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti për pronarin klubit anglez Leyton Orient, Francesco Becchetti dhe mamanë e tij, teksa ata akuzohen për mashtrim dhe pastrim parash mbi një skemë të dështuar hidrocentrali. Sipas “The Guardian” që ka pasqyruar lajmin e urdhër arrestit ndaj tij, Bechetti akuzohet se i detyrohet shtetit shqiptar me dhjetëra milionë euro, nëpërmjet taksave të papaguara. Becchetti, i cili bleu pak kohë më parë klubin lindor të Londrës, tashmë i duhet të përballet me autoritet shqiptare, pas urdhrit të arrestit që lëshoi prokuroria këtë të hënë.
Akuzat e ngritura ndaj tij, nëse provohen, mund ta dënojnë deri në 15 vjet burg.
Muajin e kaluar është raportuar se Becchetti po sheh mundësinë e shitjes së klubit të League Two, që ra këtë sezon nga kategoria. Ai bleu 90 për qind të aksioneve të klubit për rreth 6 mln euro.
KOHA JONË SONDAZH

