“The Sun” zbulon formacionin e frikshëm të Juventusit në sezonin e ri

Drejtuesit e Juventusit po ndërtojnë një skuadër të frikshme për trajnerin Maurizio Sarri në sezonin e ri. Ish-trajneri i Chelsea-t do të ketë shumë kualitet në skuadër për të zbatuar skemat e tij, për një futboll të bukur dhe argëtues. Pasi u zyrtarizua në krye të ekipit italian, ai pati një takim me Cristiano Ronaldon, me të cilin duket se vendosi që portugezi të luante në sulm.

 

“The Sun” ka ndërtuar së fundmi skemën e Juventusit, e cila pritet të jetë 4-3-1-2. Ndryshime do të ketë në çdo repart. Në mbrojtje bardhezinjtë janë në pritje të De Ligt, me të cilin është arritur një marrëveshje me lojtarin, por ende jo me klubin. Në mesfushë spikasin Ramsey dhe Rabiot, të dy të afruar me parametra zero gjatë kësaj vere, që shtojnë ndjeshëm kualitetin e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dybala pritet që të luajë si trekuartist pas Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain. Argjentinasi me shumë mundësi do të largohet për t’ia lënë vendin një tjetër argjentinasi, Mauro Icardi. Për momentin ky është formacioni i Juventusit që parashikohet në sezonin e ri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?