FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thiago Alcantara prezantohet te Liverpooli: Jam në një klub fitues, si unë!

Thiago Alcantara është zyrtarisht një futbollist i Liverpoolit. Kampionët në fuqi të Anglisë shpenzuar 25 milionë stërlina për ta shkëputur mesfushorin nga Bayern Munich, skuadër me të cilën spanjolli sapo fitoi “tripletën”. Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do të veshë fanellën me numër 6.

“Është një ndjenjë e mahnitshme. E kam pritur për shumë kohë këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Me kalimin e viteve, përpiqesh të fitosh sa më shumë që të mundesh dhe kur e arrin këtë, të shtohet edhe më shumë oreksi. Mendoj se ky klub përshkruan atë që unë në të vërtetë jam. Dua të arrij të gjitha objektivat, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur”, u shpreh Thiago.

Alcantara është një futbollist i rëndësishëm për Jurgen Klopp, i cili tashmë do të ketë një mesfushor me një kualitet të jashtëzakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?