Thirrjet “Allahu Ekbar” në stadium, shoqërohet tifozi i Tiranës (VIDEO)
Tirana luajti në fundjavë një ndeshje vendimtare për mbijetesën ndaj Laçit, të cilin e fitoi pa shumë vështirë. Por protagonistë janë bërë edhe tifozët bardheblu, të cilët në kor kanë thirrur “Allahu Ekbar”.
Krye-tifozi i Tiranës siç shihet dhe në videot e më poshtme iu drejtohet tifozëve të tjerë më fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi”.
Pas drejtimit më këto fjalë, tifozët i përgjigjen me “Allahu Ekbar”. Pikërisht ky moment ka vënë në lëvizje edhe forcat anti-terror, të cilët kanë shoqëruar për nxitje të urrejtjes fetare edhe një anëtar të “Tirona Fanatics”, 23-vjeçarin M.M.
KOHA JONË SONDAZH

