FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thomas Muller: Përjetë më Bayernin!

Thomas Muller përjetë të Bayerni i Mynihut. 25-vjecari, dëshiron ta mbyllë karrierën në Bavari, duke hedhur poshtë të gjithë zërat që e shohin larg Allianz Arenas. Verën e kaluar Manchester United këmbënguli për shërbimet e kampionit të Botës me Gjermaninë, por përgjigjja e futbollsitit ishte negative. Dyshimet për të ardhmen e Muller u shtuan pas përplasjes së lojtarit me Pep Guardiolën në përplasjen e dyfishtë me Barcelonën në Champions, por debati u shua ende pa u ndezur mirë.

Muller postoi një foto në rrjetet sociale që nënkupton se ai jo vetëm që nuk dëshiron të largohet nga klubi që e bëri të njohur si futbollist, por synon ta mbyllë karrierën vetëm me një fanellë, atë të Bayernit.

Thomas Muller është formuar si futbollist në akademinë Bayernit, për t’iu bashkuar skuadrës së parë në vititn 2008, edhe pse sezonin e parë u aktivizua përgjigjisisht me skuadrën e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kampionët në fuqi të Bundesligës është aktivizuar në total në 197 ndeshje të Bundesligës, duke shënuar 71 gola. Që nga viti 2010 është pjesë e kombëtares së Gjermanisë, ku është aktivizuar në 63 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?