Thomas Strakosha: Ja pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Greqinë, kemi shanse për Euro 2024

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat greke. Portieri që luan te Brentford, në rrëfimin  “Sport24.gr”, Strakosha shprehet se mund të luante për Greqinë, por pavarësisht dashurisë që ndien për këtë vend, duhej të zgjidhte Shqipërinë pasi këtu janë rrënjët e tij.

“Kur u nisa për në Itali isha 16 vjeç. E kisha si synim të largohesha nga Greqia dhe të luaja jashtë, sepse gjërat kishin filluar në mënyrë të tillë që nuk po shkonin mirë. Me fjalë të tjera, largimi në një moshë kaq të re më ndihmoi të piqesha, të mësoja të përballoja vetë në mjedise që nuk i njihja, që nuk i kisha mësuar.

Vend i huaj, gjuhë e huaj, mentalitet i huaj. Për shkak të moshës ishte e vështirë, sepse ndryshon tërësisht planin që kishe deri atëherë. Po mendoja se si do të ofroja dhe si do ta ndihmoja familjen time që të mos kishte më probleme, as financiarisht, as psikologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu që qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli dhe kjo më motivoi dhe më shtyu të shkoja përpara dhe të mos mendoja për dështimin. Është gjithmonë në mendjen tënde, por kur ke një qëllim dhe jep gjithçka, të paktën thua se u përpoqa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombëtarja? E dua, e vlerësoj dhe e respektoj Greqinë, por unë dhe prindërit e mi jemi nga Shqipëria dhe mendoj se është më e përshtatshme të luaj për Kombëtaren Shqiptare. Mund të zgjidhja edhe Greqinë, por unë dhe prindërit e mi i kemi rrënjët në Shqipëri.

Dhe është mirë që në Kombëtare të jenë emrat më cilësorë që janë shqiptarë për të ndihmuar skuadrën që të fillojë të ndërtojë emrin e saj. Mendoj se në vitin 2024 mund të jetë sërish në Europian, sepse kemi një brez të ri me shumë talent, lojtarë shumë të mirë dhe me mentalitet Europian.

Ka shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit. Të gjithë bashkë ia dalim prapë. Polonia është favorite e grupit, por ne duhet të jemi patjetër në vendin e dytë që të kalojmë më tej. Do të jetë turp nëse nuk do të shkojmë në Europian, ne kemi talent”, tha Strakosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?