Tifozët e Ajax lënë pa gjumë yjet e Realit, ja çfarë bënë gjatë natës (VIDEO)

Real Madrid ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Holandë, në prag të sfidës me Ajax, e cila do të luhet sonte në mbrëmje. Nata nuk ka qenë aspak e qetë, teksa në  orën 2:30 kanë shpërthyer fishekzjarre.

Tifozët e Ajax që kanë shkuar pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra spanjolle dhe kanë shpërthyer në fishekzjarrë deri në orën 4:00 të mëngjesit.

Punonjësit e hotelit menjëherë lajmëruan policinë, të cilëve iu deshën një orë e gjysmë për të pastruar zonën. Pas kësaj ngjarje janë arrestuar katër tifozë ultras.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?