Tirana bën blerjen e dytë në merkato, firmos me talentin e Shpresave

Tirana bën një tjetër goditje në merkato, duke fituar me Ardit Tolin.  23-vjeçari, i cili ka luajtur deri tani vetëm në Greqi, ka firmosur për një sezon me të drejtën e rinovimit dhe për një edicion tjetër.

Ai u prezantua sot në ambientet e klubit bardheblu i shoqëruar nga menaxheri i tij Drini Caushi. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 (Shpresa) do të mbulojë vendin e lënë bosh nga Albi Doka. Pas Albion Avdijajt, Toli është blerja e dytë e Tiranës

NJOFTIMI I TIRANËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardit Toli vishet bardheblu!

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re. #identitetitirona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?