Tirana bën një tjetër goditje në merkato, transferon Sidibe

Tirana nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi bardheblu ka arritur që të nënshkruajë me Lancinet Sidibe duke fituar konkurrencën ndaj Teutës e Skënderbeut pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Besëlidhjen, që është klubi i cili zotëronte kartonin.

Sezonin e shkuar 23-vjeçari ishte pjesë e Teutës, me të cilën zbriti në fushë në 33 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe dhuruar një asist. Përveçse me Besëlidhjen në Kategorinë e Parë, mesfushori ka qenë edhe pjesë e Flamurtarit në sezonin 2017-2018, edhe në atë rast duke gjetur një herë golin.

Sidibe është konsideruar një futbollist me të dhëna mjaft interesante sidomos falë shtatlartësisë së tij 1.89 m. Në 6 muajt e parë të këtij sezoni, edhe pse kishte kontratë me Besëlidhjen, ai u aktivizua në atdheun e tij, për të qenë më pranë familjes. Sidibe pritet të shtojë ndjeshëm konkurrencën në mesfushën e bardhebluve, pasi përvoja në Kategorinë Superiore nuk i mungon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?