Tirana dhe Teuta bëjnë “paqe” në sfidën hapëse të javës së 20-të (VIDEO)

Java e 20-të e Kategorisë Superiore ka nisur me një barazim ndërmjet Tiranës dhe Teutës. Sfida e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” u mbyll në shifrat 1-1, pavarësisht se të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin e avantazhit. Dueli nisi në “malore” për bardheblutë që e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë. Pas një aksioni të shpejtë, Frashëri krosoi në zonë, atje ku Progni del mjaft mirë nga markimi dhe me një goditje të lehtë mposhtë portierin Abibi.

Skuadra e Memës përpiqet që të reagojë, por do të mungonte qartësia para portës. Në minutën e 38-të, pas një aksioni model dhe kombinimit Halili-Ngoo, do të ishte sulmuesi ganez që do të dërgonte topin në rrjetë. Sulmuesi festoi me ultrasit e skuadrës bardheblu, teksa është prishur edhe një pjesë e rrethimit nga festimi i shfrenuar. Në fundin e pjesës së parë, Progni shpërdoroi një mundësi shumë të mirë shënimi, teksa nuk arriti që të shtynte sferën në rrjetë pasi u gjend përballë portierit Abibi.

Pjesa e dytë nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa asnjë prej ekipeve nuk kërkonte që të humbiste. Në minutën e 62-të, Sidibe gjen mjaft mirë në zonë Prognin, i cili nuk arriti që të shënonte golin e dytë personal, pro gjuajtja e tij përfundoi shumë pranë shtyllës. Durrsakët ishin më të qartë me lojën e tyre, duke tentuar golin e dytë me Traore, i cili provoi me një goditje nga jashtë zonës. Loja do të ishte e balancuar deri në fundin e ndeshjes, me ekipin e Shkëmbit që kishte më shumë iniciativë për të gjetur një tjetër gol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim Teuta ngjitet në vendin e dytë me 35 pikë, po aq sa Kukësi, por me 5 më pak se Partizani kryesues. Në krahun tjetër Tirana i jep fund serisë me dy fitore radhazi, duke mbetur në vendin e 7-të. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?