Tirana fiton derbin pas 6 vitesh, mund në “frymën e fundit” Partizanin (VIDEO)

Tirana më në fund arrin që të fitojë një ndeshje ndaj Partizanit. Pas 6 vitesh, skuadra bardheblu ka arritur që të triumfojë në derbin ndaj të kuqve. Në një atmosferë fantastike në stadiumin “Air Albania”, skuadra e drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Emmanuele Egbo, ka arritur që të bëjë atë që shumë paraardhës të tij nuk kanë mundur që ta bëjnë për shumë ndeshje.

Goli i bardhebluve do të vinte shpejt, pasi në minutën e shtatë ishte një ish i Partizanit, Idriz Batha, që pas një krosimi të marrë nga krahu, nuk gaboi me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Jurgen Bardhi që shënoi golin e barazimit, ndonëse mes dyshimeve për një pozicion jashtë loje të Romeros, gjatë aksionit që prodhoi edhe rastin e golit.

Goli i fitores për Tiranën do të vinte pikërisht në sekondat e para të shtesës prej 4 minutash të akorduara nga arbitrat e takimit, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, Cobbinah shërbeu për Muçin, që gjuajti menjëherë nga distanca, por gjuajtja e tij u grushtua nga Hoxha, ndërsa topi i mbetur mbi vijën fatale u shty në rrjetë pikërisht nga sulmuesi ganez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festë e madhe në kampin bardheblu, ndërsa Cobbinah heq fanellën, duke marrë edhe kartonin e dytë të verdhë dhe lënë Tiranën me 10 futbollistë, por që në këtë rast ja vlen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?