Tirana ka arsye, me titullin kampion inaugurohet “Selman Stërmasi” modern

Pas 6 sezonesh, pa e fituar më titullin kampion, Tirana ka shansin më të mirë për të përuruar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sukses edhe përfundimin e punimeve në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky është objektivi i bardhebluve për këtë sezon futbollistik. Titulli mund t’u dhurojë më shumë kënaqësi tifozëve kryeqytetas, jo vetëm për pritjen e gjatë me të cilën nuk janë mësuar në këto dy dekada, por edhe stadiumin që pritet të jetë modern. “Shtëpia” e Tiranës po merr një tjetër pamje pas ndërhyrjes së presidencës për rikonstruksionin e plotë të impiantit të dytë në kryeqytet.

 Shumë shpejt premtohet se ky stadium do të jetë me standarde evropiane dhe Tirana që pjesëmarrjen në Europë e ka thuajse të sigurtë, do të luajë në këtë impiant ndeshjet e saj. Së fundmi kanë mbërritur edhe 9.600 stolat që do të instalohen në këtë stadium, madje firma që po kryen punimet ka bërë një provë për vendosjen e tyre. Gjithashtu ka mbërritur fusha me barin natyral nga Italia, e cila do të shtrohet shumë në mënyrë që të jetë funksionale për sezonin e ri futbollistik. Ka përfunduar puna për vendin ku do të qëndrojnë dy pankinat pranë tribunës qendrore, e cila jo vetëm është zgjeruar, por tani nuk do të ketë më as rrethim të brendshëm, sepse konsiderohet i panevojshëm për një stadium modern. Po punohet në ambientet e brendshme te impiantit, dhomat e zhveshjes, tualetet, dushet dhe me ambientet ekstra që do të ketë stadiumi. Investimi ka kapur shifra të mëdha, por sipas presidencës së Tiranës, që kryesohet nga Refik Halili, ky klub e meriton një stadium kaq modern.

Halili investon prej gati një dekade te Tirana dhe pret që skuadra t’i bëj një “dhuratë” këtë vit. Fitorja në derbi, ndaj Partizanit, në ndeshjen e së hënës në mbrëmje, do të ishte ndoshta një sinjali i parë i qartë për 24-herë kampionët, se përveç stadiumit që do të jetë gati pas këtij sezoni, po “troket” gjithashtu edhe titulli i radhës kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, pas 32 javëve të para, bardheblutë ndodhet 3 pikë pas Skënderbeut kryesues dhe tre pikë para ndjekësve më të afërt, Partizanit e Kukësit. Deri në fund, Tirana do të ketë përballje direkte edhe me kryesuesit e Skënderbeut, që shihen tashmë si rivali i tyre kryesor, në betejën finale për trofeun e titullit kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?