Tirana konfirmon Egbo-n në krye të ekipit deri në fund të sezonit
Emanuel Egbo do të vijojë të drejtojë Tiranën. Drejtuesit e klubit tashmë kanë vendosur dhe në stolin e bardhebluve do të qëndrojë trajneri nigerian, i cili mori tri fitore të njëpasnjëshme në mbyllje të 2019-ës dhe i dha një tjetër motivim skuadrës.
Egbo e nisi këtë aventurë si trajnerë emergjence pas shkarkimit të Ahmatajt dhe disa herë shpejtoi të theksonte se Tiranës i duhet dikush me më shumë përvojë dhe se ai vetë edhe për çështje shëndetësore nuk mund ta drejtonte ekipin.
Nga janari ish portieri i Tiranës e Bylisit, nuk do të mendojë më afat shkurtër, por do të nisë fazën përgatitore duke projektuar pjesën e dytë të sezonit jo më si një trajner emergjence dhe i përkohshëm por si drejtuesi kryesor i stolit të Tiranës.
Egbo prej disa vitesh është pjesë e stafit teknik duke qenë në rolin e përgatitësit të portierëve ndërkohë që e njeh mjaft mirë edhe ambientin duke qenë se ka luajtur nga viti 2001 deri në 2004-ën më fanellën bardheblu duke fituar edhe 2 tituj kampion.
KOHA JONË SONDAZH

