Tirana “mbush” sërish arkat, Marsel Ismajlgeci firmos në Bosnje deri në vitin 2026

Marsel Ismajlgeci është tashmë një ish-për Superligën shqiptare. Mbrojtësi 22-vjeçar ka vendosur të largohet nga Tirana, teksa tashmë është prezantuar në Bosnje Hercegovinë me fanellën e Zrinjki Mostar.

Klubi bardheblu ka përfituar nga ky transferim 150 mijë euro, teksa lojtari i krahut të majtë ka firmosur për tre vite e gjysmë. Ismajlgeci bëri 122 paraqitje zyrtare në fanellën e Tiranës, me 10 gola dhe 14 asistime.

Ai ka qenë pjesë e Kombëtares A në dy sfida, teksa në vitin 2021, u zgjodh si lojtari më i mirë i vitit nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?