FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana mposht Skënderbeun, Mema: Ju tregoj pse qava te goli i N’Goo

Tirana mori një fitore shprese në Korçë, ku mposhti 2-1 skuadrën vendase të Skënderbeut. Një fitore që emocionoi tej mase trajnerin e bardhebluve, Ardian Mema që pas takimit zbuloi dhe arsyen e atij veprimi.

Më gëzoi shumë fitorja, sidomos pikët na duheshin shumë. Treguam që kemi forcë të mundim një ekip si Skënderbeu.

Një trajner do kohën e vet, ekipi ka ardhur duke e rritur lojën. Gjithsesi kishim dhe sot oshilacione. Nuk e prisja të fitoja sot me këtë paraqitje. Skenderbeu na toleroi disi në fazën mbrojtës ndaj gjetëm golin e fitores në fund. Ka qenë një moment në gëzim e sipër. U emocionova shumë pasi isha dhe pjesë e Skënderbeut. Jemi bërë disi qaramanë. Kam qarë shumë duke humbur ndaj qesh kur fitoj. Ne kemi sulmuar, por kemi dhe momente dhe paniku. Ky është sugjerim i drejtë, pasi kemi shumë sulm të fortë në krahasim me repartet e tjera. Dua të luajë në grup dhe jo t’i beosj një reparti,Tifozët i përshëndes dhe shpresoj që kjo fitore të na ndihmojë në derbi.”-deklaroi Mema.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?