Tirana nuk paraqitet për hetimet, kryetari i Komisionit të Etikës: Ja si u justifikua Tirana!

Tirana nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e zhvilluar në zyrat e federatës shqiptare të futbollit me dyer të mbyllura nga Komisioni i Etikës, sa i përket hetimit të nisur për ndeshjen e zhvilluar në Ballsh, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Komisionit të Etikës. Fatmir Braka, është shprehur se Tirana nuk është paraqitur në mbledhje për të dhënë dëshminë, më justifikimin se nuk i ka vajtur emaili, i cili sipas tij është dërguar nga Federata.

“Sot u mbajt mbledhja e radhës siç ishte planifikuar. Tirana nuk u paraqit dhe u shty për njëherë tjetër. Administrata e Federatës i ka dërguar një email, ndërsa Tirana thotë se ai email nuk ekziston më. Ne i kemi dërguar një email, ku i lamë afat. Hetimet u bënë sot dhe do të vazhdojnë të bëhen. Hetimi po zhvillohet për Bylis-Tirana në Kupë. Mbledhja e radhës është lënë për ditën e martë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në komision ishim 3 veta, aq sa lejohej. UEFA dërgon raporte, nuk ka insistim nga ata. Është e paparashikuar se sa zgjat hetimi. Nuk mund të them për penalizimet”, u shpreh Braka.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?