Tirana nxjerr në shitje biletat për tifozët bardheblu, ja sa kushtojnë

Të premten do të luhet dueli mes Tiranës dhe Partizanit, një duel që premton spektakël. Për të maksimalizuar praninë e tifozëve në stadiumin “Selman Stërmasi”, klubi bardheblu ka vendosur t’i nxjerrë në shitje biletat që këtë të martë, nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pranë pikës së shpërndarjes në impiantin kryeqytetas.

Tifozët e Partizanit që do të kenë në dispozicion vetëm një pjesë të kufizuar të stadiumit, duhet të presin një njoftim të dytë, pasi fillimisht do të shiten vetëm biletat për tribunat D, E, F dhe G. Arsyeja mendohet se është Komisioni i Disiplinës, që duhet të marrë një vendim për dhunën e ushtruar nga disa ultras të kuq ndaj fotografit të Flamurtarit.

Tribunat A, B, C, H do të dalin në shitje ditën e mërkurë. “Selman Stërmasi” ka një kapacitet pak më shumë se 8000 vende dhe pritet që në këtë derbi të jetë i tejmbushur, pasi të dyja skuadrat po kalojnë një moment shumë pozitiv, edhe pse bardheblutë renditet shumë poshtë krahasuar me kryesuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tribuna A, B – 2000 lekë (të reja)

Tribunat C, H, D, E, F, G – 400 lekë (të reja)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?