Tirana-Partizani, derbi i kryeqytetit premton spektakël dhe gola

Sonte në mbrëmje do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” për derbin e 153-të mes Tiranës dhe Partizanit. Të gjitha biletat janë të shitura dhe tifozeritë po bëjnë përgatitjet e fundit për ta shndërruar në festë përballjen e dy prej skuadrave me më shumë trofe në vendin tonë.

Pas afro dy dekadash, Partizani në këtë sezon është shumë pranë titullit kampion dhe ka një diferencë prej 21 pikësh me Tiranën e vendit të 7, që po përpiqet të rimëkëmbë një sezon të filluar jo mirë. “Të kuqtë” kryesojnë të vetëm, në një sezon ku po bëjnë shumë mirë, me vetëm 4 humbje në 23 ndeshje, por edhe “bardheblutë” e kanë filluar këtë vit 2019 pa humbje, duke bërë paraqitje dhe rezultate relativisht të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

5 vite pa fituar një derbi ia ka shndërruar në ngërç këtë ndeshje Tiranës. Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit do të fillojë në orën 18:00 dhe pritet që të jetë një duel që do të dhurojë shumë emocione.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?