Tirana sfidon një skuadër serbe, nëse eliminon Dinamon e Tbilisit
Sot në zyrat e UEFA-s në Nyon edhe shorti për turin e dytë eliminator të Ligës e Kampionëve, ku Tirana është njohur me kundërshtarin që e pret, nëse do t’ia dalë të kualifikohet përballë gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisit.
Kështu fituesi i çiftit Dinamo Tbilisi-Tirana do të përballet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Europa, ku serbët janë dukshëm favoritë përballë skuadrës modeste nga Gjibraltari.
Pra nëse Tirana ia del të kualifikohet për në turin e dytë eliminator, do të përballet me serbët e Crvena Zvezdës në një sfidë ku gjithçka do të vendoset brenda një 90-minutëshi dhe sipas shortit, pritës do të jenë kampionët e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

