Tirana shkatërron Laçin në ndeshjen e parë në Kupë, shkëlqen Ngo’o (VIDEO)
Tirana ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi ka fituar 3-0 ndeshjen e parë ndaj Laçit. Pas një pjese të parë pa gola, në fillimin e të dytë Ngo’o shfrytëzoi më së miri një krosim nga e majta për ta devijuar topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Sulmuesi i bardhebluve ishte në ditën e tij më të mirë, pasi në minutën e 65-të me një rrotullim të bukur në zonë, godet me të djathtën duke realizuar sërish. Në minutën e 72-të, Edon Hasani e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë, pasi u shërbye në zonë nga Ngo’o.
Bardheblutë në këtë mënyrë do ta kenë thjeshtë një formalitet ndeshjen e kthimit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

