Tirana shkatërron me poker golash Kastriotin dhe blindon kreun e renditjes

Pas triumfit nënë SuperKupën e Shqipërisë, Tirana e rinis mjaft mirë dhe kampionatin duke marrë një fitore të thellë 4-0 ndaj Kastriotit. Bardheblutë e zgjidhën sfidën që në 45 minutat e para, duke shënuar 3 gola.

Redon Xhixha hapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 14-të. Sulmuesi i kryeqytetasve u shfaq për të goditur nga pika e bardhë e penalltisë, të cilët në fakt e humbi pasi portieri Sali i kuptoi krahun, por topi iu rikthye sërish dhe më pas do ta realizonte.

Në minutën e 36-të, Sherif Kallaku shfaqet në krahun e majtë dhe pasi merr kohën për të kalibruar goditjen, shënon golin e dytë të sfidës teksa portieri Sali nuk mundi të reagonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, nuk përfundoi me kaq pasi një minutë para fundit të pjesës së parë, Patrick përfitoi nga një top i devijuar në zonë dhe shënoi të tretin për Tiranën.

Swiss Digital Mobile Reklama

6 minuta nga fundi i ndeshjes Dijar Nikqi realizoi edhe golin e katërt. Tirana ngjitet e vetme në krye të klasifikimit me 25 pikë, dy më shumë se Partizani i vendit të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?