Tirana zhyt sërish në krizë Skënderbeun

Ndeshja e parë e javës së 23 të Superligës mes Skënderbut dhe Tiranës është mbyllur me fitoren 1-2 të skuadrës kryeqytetase. Në Korçë vendasit e nisën sfidën në sulm, por në minutën e 26 e panë veten në disavantazh pasi Kobina zhbllokoi shifrat në favor të skuadrës kryeqytetase. Përpjekjet e të besuarve të Shehit u shpërblen atëherë kur të gjithë prisnin fundin e pjesës së parë, me Sibe I cili finalizoi saktë një asisit të bukur të Muzakës.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte sërish Skënderbeu më kërkues, por herë për mungesë të fatit dhe herë për meritë të portierit Habibi nuk arritën të shënin golin e epërsisë, diçka të cilën e bëri Tirana në ekstremin e kohës së rregullt.

Heroi për bardheblutë e Memës ishte sulmuesi Majkëll Ngo, I cili lëvizi bukur në zonë para se të mposhte portierin Dajsinani. Një fitore që përveçse e afron me zonën europine, i jep një moral të lartë Tiranës për ndeshjen derbi kundër Partizanit në javën e ardhshme. Ndërkohë nga ana tjetër Skënderbeu vijon me rezultatet negative, duke ngritur shumë pikëpyetje në kampin korçar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?