Titulli kampion drejt Korçës, Partizani më “i privilegjuar” për Europën

Kur duhen edhe tre javë nga mbyllja e kampionatit, llogaritë janë duke u bërë për dy vende që do të sigurohen në Kupat e Europës, nga kampionati.  Bileta e tretë e Europa League, do të jepet për fituesin e Kupës së Shqipërisë, do t’i përkasë Kukësit, ose Laçit. Skënderbeu, me diferencën prej pesë pikësh karshi Tiranës së vendit të dytë, që barazoi 2-2 në derbi ndaj Partizanit, për të pestin sezon radhazi, pritet të luajë në Champions League.  Tirana dhe Partizani duhet medoemos të zënë një nga tre vendet e para të kampionatit, që të kenë sigurtë pjesëmarrjen në Europë. Do të thotë se nga katër bileta për në Europë dhe 6 ekipe pretendente, dy prej tyre do ta mbyllin sezonin me zhgënjim total.  

Mbeten dhe tre javë deri në fund të kampionatit. Gara mbetet e ethshme për të përcaktuar verdiktet finale. Nëse deri një javë më parë në garë për titull ishin 4 skuadra, barazimi në derbi duket se ka çuar më pranë Korçës trofeun. Megjithatë gara katërshe nuk prishet, pasi janë kaq ekipe në luftë për të siguruar dy vendet që të çojnë në Europa League, nëpërmjet vendeve të para të kampionatit. Tirana, Kukësi, Partizani dhe Laçi do të provojnë deri në fund shanset e tyre për t’u renditur në tre më të mirat, pas Skënderbeut. Objektivi duket i lehtë për Partizanin që në javët e mbetura do të ketë përballje të kalueshme në letër, duke parë që kundërshtarët nuk kanë më asnjë motivim. Flamurtari, Vllaznia dhe Elbasani janë kundërshtarët e të kuqve të cilët janë pranë realizimit të objektivit të vendosur që në fillim pjesëmarrja në Kupat e Europës. Ndërkohë më të vështirë e ka Tirana detyrën që këtë fundjavë do të presë kampionët e Skënderbeut dhe më pas do të udhëtojë në Kukës, dy përballje ndaj rivalëve të këtij edicioni. Java e fundit i rezervon bardhebluve sfidën ndaj Teutës që garon për mbijetesën. Ndërkohë kampionët e dimrit do të udhëtojnë në fundjavë në Durrës për t’u përballur me Teutën, për të pritur Tiranën më pas, dhe për ta mbyllur në Vlorë aty ku në fundin e fazës së dytë siguroi titullin kampion dimri. Edhe Laçi ka ambicie për të arritur minimalisht vendin e 4-ët, pasi udhëton në transfertë ndaj Vllaznisë, më pas pret Elbasanin dhe në fund shkon në Fier për tu ndeshur me Apoloninë. Me pikët e plota në këto takime, fitimi i kupës së Shqipërisë në finale ndaj Kukësit nuk shihet si detyrim për Europën, pasi pjesëmarrja në të mund të vijë edhe me vendin e 4-ët për skuadrën e Laçit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Java/Skuadra     Tirana                   Kukësi                  Partizani              Laçi

Swiss Digital Mobile Reklama

34                           Skënderbeu       Teuta                    Flamurtari           Vllaznia

35                           Kukësi               Tirana                    Vllaznia                Elbasani

36                           Teuta                 Flamurtari              Elbasani              Apolonia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?