Tjetër tragjedi në sportin italian, 16-vjeçari ndërron jetë në gjumë

Një tjetër tragjedi ka shokuar botën e sportit në Itali. Këtë herë jo në futboll, por në atletikë. David Cittarella, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare, duke tronditur të gjithë Italinë.

Babai i tij ishte i pari që e ka gjetur djalin e tij të pajetë në dhomën e gjumit. Sipas ekzaminimit mjekësor flitet se djaloshi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa ishte duke fjetur në shtrat. Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e së martës, dhe vendi fqinjë është tronditur nga ky lajm.

Një tragjedi e tillë sjellë në kujtesën e të gjithë njerëzve që ndjekin sportin, rastin e Davide Astorit që ndërroi jetë në të njëjtën mënyrë si Cittarella.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?