Tjetër shans për futbollistin shqiptar, grumbullohet sërish nga Sarri
Juventus do të luajë sonte në mbrëmje në Serie A. Kampionët e Italisë duhet të reagojnë dhe fitorja është i vetmi ilaç që shëron “plagët” e krijuara kohët e fundit.
Maurizio Sarri ka publikuar listën e 22 futbollistëve të grumbulluar për duelin e orës 21:45. Trajneri ka vendosur të marrë me vete edhe Giacomo Vrionin, siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e zhvilluara në Kupën e Italisë.
Sulmuesi shqiptar nuk ka debutuar akoma me “Zonjën e Vjetër” dhe shpreson që të ndodhë sonte diçka e tillë. Mungon sërish Gonzalo Higuain, ndërkohë që në sulm pritet të konfirmohet Ronaldo-Dybala-Douglas Costa. Nuk përjashtohet mundësia që Vrioni të luajë disa minuta, teksa kujtojmë se janë të lejuara 5 zëvendësime.

KOHA JONË SONDAZH

