FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tmerr për Atletikon, avioni ulet me vështirësi në Torino!

Kanë kaluar momente paniku lojtarët Atletikos së Madridit në udhëtimin e tyre drejt Torinos, ku do të luajë nesër sfidën e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Avioni i skuadrës madrilene është ulur me gjysmë ore vonesë dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike.

Qielli i Torinos ishte përfshirë nga erëra të forta, që kanë shkaktuar shumë turbulenca, duke detyruar mjaft fluturime të devijojnë drejt Milanos për të mos rrezikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por drejtuesit e Atletikos së Madridit kanë kërkuar nga piloti i tyre që të ulë avionin në Torino. Natyrisht lëkundjet kanë qenë të shumta dhe të forta dhe kjo ka trembur jo pak lojtarët, por në fund, çdo gjë ka shkuar mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?