Topi hyn në kosh dhe më pas del, episodi që po bën namin në Amerikë (VIDEO)

Një episod i rrallë ka ndodhur së fundmi në NBA. 8 minuta para se të përfundonte koha e rregullt në përballjen mes San Antonio Spurs dhe Houston Rockets, James Harden rrëmben një top dhe “fluturon” drejt koshit duke bërë një zhytje, por topi, i penguar nga rrjeta, kthehet mbrapsht duke dhënë përshtypjen se nuk u realizuan pikët.

 

Gjyqtarët nuk e quajtën të rregullt, duke gabuar në vendimin e tyre. Koha e rregullt u mbyll në barazim 115-115 ndërsa pas dy kohëve shtesë fituan Spurs me vetëm 2 pikë diferencë, 135-133. Nëse koshi do të konsiderohej i rregullt, me shumë gjasa sfida do të mbyllej në favor të Rockets, pa qenë nevoja të shkonte në shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?