Tottenham barazim spektakolar me Brentfordin (VIDEO)
Tottenham nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim spektakolar 2-2 në transfertën e vështirë ndaj Brentfordit. Skuadra e Conte e nisi mjaft keq ndeshjen, pasi do të pësonte gol që në minutën e 15-të. Vitaly Janelt mori një pasim të bukur dhe me një goditje të lehtë do të arrinte që të mposhtë portierin Forster, i cili ka jo pak faj në këtë rast.
Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit do të dyfishonin shifrat me Toney, që do të dërgonte sërish sferën në rrjetë. Gjithsesi Tottenhami do të zgjohej disa minuta më vonë për të rihapur ndeshjen me bomberin Harry Kane.
Në minutën e 71-të, Pierre-Emile Hojbjerg me një goditje brenda zonës që do të shkonte në trekëndëshin e portës. Në minutat e mbetura, fati nuk ishte me “Spursat”, pasi topi do të stampohej në shtyllë, pas një goditje të Harry Kane. Tottenham me këtë barazim mbetet në vendin e katërt me 30 pikë, po aq sa Newcastle. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

