Tottenham ka harruar të fitojë me Mourinhon, ndalet nga Watfordi (VIDEO)

Tottenham vijon momentin e vështirë edhe nën drejtimin e Mourinhos. “Spursa”-t janë ndalur në një barazim pa gola ndaj Watfordit në duelin e vlefshëm për javën e 23-të të Premier League.

Barazimi i sotëm mund të konsiderohet si një humbje për vendasit, të cilët kanë patur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 70-të me Deeney.

Sulmuesi i verdhezinjve mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, por do të ndalej nga Gazzaniga, i cili ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?