Tottenham largon Eriksen që në janar, por i vendos një çmim “të kripur”

Tottenham ka vendosur për të shitur Christian Eriksen që në muajin janar, duke shmangur largimin e lojtarit me kosto zero në verë, ku edhe i përfundon kontrata. Edhe pas afrimit të Jose Mourinhos në krye të “Spurs-ave”, mesfushori sërish vijon të këmbëngul se dëshironq ë të nisë një aventurë të re profesionale.

 

Klubi londinez është i gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën që në janar. Sipas asaj që raporton sajti “Evening Standard”, Tottenham është gati për të lënë të lirë vetëm për një shumë që nuk zbret poshtë 40 milionë sterlinash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Itali, Juventus dhe Interi janë shumë të interesuara për mesfushorin danez, ndërkohë që nuk duhet harruar as Real Madrid dhe Manchester United që kanë shfaqur gjithashtu interes konkret për lojtarin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?