Tottenham rekord në merkato, Pochettino: Kur na duhet divan, marrim karrige

Tottenham ka vendosur një rekord të ri në Angli. Një vit i plotë, 365 ditë, pa blerë asnjë lojtar, që i bën “Spurs” të parët në historinë e Premier League që nuk blen asnjë futbollist as në verë dhe as në dimër.

Mauricio Pochettino duke folur për mediat britanike ka sqaruar edh arsyet se përse ekipi i tij nuk ka bërë asnjë blerje.

“Liverpool ka nevojë për një mbrojtës, merr Van Dijk. Kanë nevojë për një portier, marrin Alisson. Të njëjtën gjë bën Manchester City. Tottenham nuk ka arritur në këto nivele dhe, për rrjedhojë, kur na duhet një divan, marrim një karrige. Kjo është diferenca mes Tottenham dhe skuadrave që janë të ndërtuara për të fituar”, ka thënë argjentinasi duke analizuar merkaton e ekipeve të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?