FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tottenham shumë pranë Ceballos, befason Milanin dhe Liverpoolin

Dani Ceballos duket se në sezonin e ri do të shohim në Premier League. Pas Liverpoolit të Kloop, edhe Tottenham ka shfaqur shumë interes për mesfushorin e talentuar të Realit.

Sipas gazetës “AS”, Spursat janë në avantazh të dukshëm, madje kanë nisur kontaktet edhe me futbollistin për ta bindur që të luajë në Londër në sezonin e ri. Tottenham duhet të paguajë 50 milionë euro te Real Madridi, pasi Zidane nuk e ka planet e tij dhe këtë gjë e ka thënë edhe publikisht.

Ceballos ndërkohë i ka kërkuar largimin madrilenëve dhe është në kërkim të një ekipi që mund t’i garantojë të paktën 40 ndeshje në sezon, diçka që Pochettino, është shprehur i gatshëm për t’ia plotësuar. Kujtojmë që Tottenham transferoi edhe Ndombele këtë verë, duke formuar një mesfushë të frikshme. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?