Tragjedi/ Futbollistja me origjinë shqiptare humbet gjurmët në liqenin e Comos
Florijana Ismaili, mesfushorja e kombëtares së Zvicrës ka humbur gjurmët pas hedhjes në Liqenin e Comos, të shtunën pasdite.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, Florijana së bashku me një mik kishin porositur një varkë pranë qytetit italian Musso në liqenin e Comos, rreth 20 kilometra nga kufiri zviceran.
24-vjeçarja, u fut në ujë, por nuk u rishfaq. Miku i saj ngriti alarmin menjëherë dhe specialistët e shpëtimit mbërritën, por ende nuk kanë gjetur gjurmë të saj, edhe pse operacioni po vijon prej shumë orësh.
Florijana Ismaili, ka në Bernë por me origjinë shqiptare, luajti me ekipin e Bernese, ndërkohë që nga viti 2014 është bërë pjesë e kombëtares helvete, ku ka luajtur në 33 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

