Tragjedi në Argjentinë/ Tifozët e Boca Juniors përplasen me policinë, ndërron jetë njëri prej tyre (VIDEO)
Boca Juniors nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Gimnasia La Plata. Ndeshja u ndërpre në minutën e nëntë, pasi shumë tifozë vendas të pajisur me bileta u përplasen me policinë, pasi donin të futeshin me çdo kusht në stadium, edhe pse dyert ishin mbyllur.
Shumë prej tyre u dëmtuan, teksa nuk munguan plumbat, gazi lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe dhuna nga ana e forcave policore, situatë që shkaktoi kaos, panik dhe trishtim të madh.
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve në zemër, një djalë i vogël ka humbur shikimin, ndërkohë që është plagosur një kameraman i Tyc Sports.


KOHA JONË SONDAZH

