Tragjedi në Australi, futbollisti 21-vjeçar mbytet dhe shqyhet nga peshkaqenët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Twilight Beach, në Australi: Eric Birighitti, ka humbur jetën, ndërsa po notonte në oqean. Futbollisti 21-vjeçar është mbytur fillimisht e më pas është sulmuar nga një tufë peshkaqenësh, që sipas atyre që ishin dëshmitarë ishin të paktën 3.

Birighitti, që kishte fituar një kampionat moshash në 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fanellën e Hastings Broncos, ndërkohë që ishte i shoqëruar edhe nga disa miqtë e tij në momentin e ngjarjes.

Ata që ishin dëshmitarë të tragjedisë tregojnë se djaloshin e ka marrë rryma me vete, e me shumë mundësi është mbytur e më pas është sulmuar nga peshkaqenët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?