FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi në Rally Dakar, humb jetën piloti portugez

Një tragjedi ka tronditur Rally Dakar në në Arabinë Saudite. Në etapën e shtatë  vjen lajmi i trishtë për viktimën e parë në epokën e re të kësaj gare. Bëhet fjalë për pilotin portugez, Paulo Goncalves, që garonte me motorin e skuadrës Hero, teksa më parë ka qenë pilot i Hondas.

I dyti në edicionin e vitit 2015, Goncalves u rrëzua në kilometrin 276 të etapës së 7-të, e para pas pushimit njëditor. Ai u gjet pa ndjenja për shkak të një arresti kardiak dhe, pavarësisht ndihmës që iu dha, nuk ia doli të mbijetonte. Vdekja e tij u konfirmua pasi u transportua me helikopter në Layla Hospital nga ndihma e shpejtë.

Goncalves po merrte pjesë për herë të 13-të në Rally Dakar, kompeticion ku kishte debutuar që në vitin 2006. Kjo është vdekja e pare, pas pesë vjetësh, e një garuesi në Rally Dakar. Viktima e fundit datonte në vitin 2015, kur motoçiklisti polak, Michal Hernikm humbi jetën nga dehidratimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for Paulo Goncalves

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?