Trajneri Artan Mërgjyshi rinovon kontratën me Apoloninë

Artan Mërgjyshi do të vijojë të jetë trajneri i Apolonisë edhe për sezonin e ardhshëm. Kontrata re e trajnerit 47- vjeçarit është 1 vjeçare me klauzolën për t’u zgjatur automatikisht me një tjetër sezon në rast të ngjitjes së Apolonisë në Kategorinë Superiore. Pavarësisht se trajneri nga kryeqyteti kishte oferta të shumta nga skuadra të tjera, zgjodhi të përqafojë projektin e klubit fierak i cili i beson aftësitë e tij. Mërgjyshi mori drejtimin e skuadrës fierake në fillim të fazës së tretë të kampionatit. Mërgjyshi i cili ishte në Fier të hënë, për të nënshkruar kontratën e re të bashkëpunimit, pranoi se u bind nga projekti i klubit të Apolonisë që kërkon të ndërtojë një skuadër të gatshme për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore dhe për të lënë gjurmë në mes më të mirëve. Gjithashtu kontrata e trajnerit është përmirësuar ndjeshëm në termat ekonomik krahasuar me periudhën 6 mujore të sezonit të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?