Trajneri dhe kapiteni i Rusisë: Jemi të qetë, të tregojmë vlerat tona!

Rusi-Arabia Saudite do të jetë ndeshja që do të hapë Kupën e Botës për vitin 2018, teksa vendasit besojnë se mund të marrin një rezultat pozitiv. Në konferencën e zakonshme para ndeshjes kanë folur trajneri Stanislav Cherchesov dhe kapiteni i kombëtares ruse Aleksandr Samedov.
Trajneri Stanislav Cherchesov: “Së fundmi në stërvitje kam parë që futbollistët janë të freskët fizikisht. Daler Kuzyaev ka munguar në disa ndeshje për shkak dëmtimi, por me kalimin e kohës, ai është shfaqur shumë mirë në stërvitje. Ai është në gjendje shumë të mirë të mirë fizike, si gjithë të tjerët dhe ka mundësinë për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë. I kam parë të gjitha stadiumet, dhe organizimi është perfekt, tani ka ardhur momenti që të shfaqen frytet e punës që kemi bërë në stërvitje”.
Aleksandr Samedov ka thënë se nesër do të jetë një ndeshje e zakonshme.
“Do të bëjmë gjithçka normalisht sonte. Do ta kalojmë kohën së bashku, disa do të luajnë bilardo, disa PlayStation. Nuk do të ketë asgjë speciale, ose diçka ndryshe para një ndeshje. Mbaj mend që Botërorin e kaluar isha shumë nervozë. Nuk ishte diçka e mirë, pasi duhet të jemi të qetë dhe psikologjikisht i qëndrueshëm, tani ndihem shumë më mirë”. /Rozalb Lika- Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

