FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Arabisë Saudite, Pizzi: Nuk e prisnim një Rusi të tillë!

Trajneri i Arabisë Saudite, Juan Antonio Pizzi ka mbetur shumë i zhgënjyer pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë ndaj Rusisë, por ai e ka pranuar se lojtarët e tij ishin në një ditë të keqe.

“Ishe një ndeshje e vështirë, dhe ne vuajtëm shumë një humbje të pamenduar në këto shifra. Rusia bëri shumë mirë, nuk e prisnim që të ishin në një formë të tillë të shkëlqyer. Nuk mendoj se ata bën diçka që na befasoi, por mendoj se paraqitja jonë la shumë për të dëshiruar. Mendoj se mund të kishim ndryshuar strategji, por tashmë duhet ta harrojmë dhe të përqendrohemi te ndeshja pasardhëse. Kam besim te futbollistët e mi”, u shpreh strategu i Arabisë Saudite. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?