FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Bayernit e thotë hapur: Më duhen edhe 4 lojtarë

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Niko Kovac është i bindur se ka nevojë për 4 futbollistë për të kompletuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Kjo ka qenë kërkesa nga trajneri i bavarezve në një prononcim për “Kicker”.

 

Kampionët e Gjermanisë gjatë kësaj vere humbën Franck Ribery, Arjen Robben, Rafinha, James Rodriguez dhe Hummels. Ndërkohë Jerome Boateng është në kërkim të një skuadre të re, ashtu si edhe Renato Sanches që dëshiron të ndryshojë ambient.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi nevojë për 19 futbollistë”, ka deklaruar Kovac, i cili për momentin ka vetëm 17 emra, teksa mes tyre edhe Boateng dhe Sanches. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?