FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Luganos zbulon pikën më të fortë të Sadikut: Për këtë e morëm

Armando Sadiku padyshim është blerja më e madhe në merkaton e janarit për skuadrën e Luganos. Trajneri i ekipit zviceran. Fabio Celestini, ka folur në lidhje me sulmuesin shqiptar para ndeshjes që ekipi i tij do të luajë ndaj kryesuesve të Young Boys-it.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me gjendjen e 27-vjeçarit të afruar në merkaton e janarit nga Levante, ai u shpreh: “Armandos ende i mungon diçka, por javën e kaluar ishte koha për ta hedhur në fushë. Unë e zgjodha për shpirtin e tij, sepse ai nuk heq dorë kurrë. Ai di si t’i tërheqë shokët në sulm. Nuk e zgjodha për të shënuar, por nëse e bën dhe këtë është fantastike”.

Sadiku i rikthye tek ish-ekipi i tij në Zvicër, pasi nuk kishte hapësira te Levante. Ai ka arritur që të gjejë njëherë rrugën e rrjetës në tre ndeshje që është aktivizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?